Aksidentet në Kardhiq-Delvinë, PD: Kushtoi 154 milionë euro e nuk ka përfunduar, rrezikohen qytetarët! SPAK të hetojë korrupsionin

29 Shkurt, 15:41| Përditesimi: 29 Shkurt, 19:53

  • Share

Partia Demokratike reagoi sot për aksidentet në rrugën Kardhiq-Delvinë duke thënë se ndonëse ka kushtuar 154 milionë euro, vijon të jetë e papërfunduar duke rrezikuar jetë qytetarësh. Mungesa e bordurave mbrojtëse prej betoni, si dhe e sinjalistikës rrugore janë burim i përhershëm aksidentesh, ashtu siç ndodhi dy ditë më parëthotë PD.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari, Roland Bejko i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë hetimet dhe kontrollet financiare mbi ndërtimin e rrugës.

“Rruga Kardhiq-Delvinë, e gjatë 33 km, ndonëse ka kushtuar plot 154 milionë euro, vijon të jetë e papërfunduar dhe pa standardet që do duhet të kishte.

 Mungesa e bordurave mbrojtëse prej betoni, si dhe e sinjalistikës rrugore, veçanërisht në segmentin në daljen nga tuneli i Skërficës, janë burim i përhershëm aksidentesh, ashtu siç ndodhi dy ditë më parë, fatkeqësisht me pasoja fatale për jetën e shoferit ukrinas. 

Aksidenti i dy ditëve më pare në rrugën Kardhiq- Delvinë,  por edhe në rrugët e tjera si kjo, të lëna rrugëve nga Edi Rama, janë një këmbanë alarmi e korrupsionit të kësaj qeverie që duhet dëgjuar nga SPAK dhe strukturat e tjera të hetimit dhe kontrollit financiar.”- u shpreh Bejko.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?