Aksidentet në vendin e punës, shifra të frikshme për 2019

3 Korrik 2019, 17:53| Përditesimi: 3 Korrik 2019, 17:59

  • Share

Aksidentet në vendin e punës janë një fenomen në rritje në vendin tonë, ku duket se nuk po marrin zgjidhje. Me ardhjen e sezonit veror kemi dhe një rritje të numrit të aksidenteve që ndodhin në vendin e punës. Kreu i Konfederatës se Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikolla tregon se në 6 mujorin e parë të vitit 2019 janë shënuar 23 aksidente me pasojë vdekjen, ndërsa në vitin e kaluar janë shënuar 27 aksidente.

 “Për këtë vit fatkeqësisht vetëm për 6 mujorin e parë kemi 23 aksidente, 13 kanë qenë të tre mujorit të parë dhe 10 gjatë këtij tre mujori të dytë, pesë janë në prill, dy në maj dhe tre janë në qershor”, tha Nikolla.

Sektorët më problematik ku ndodhin aksidentet në punë janë në miniera, ndërtim, gurore e jo vetëm dhe se duhen marrë disa masa nga inspektoriati i punës për parandalimin e këtyre aksidenteve.

 “Aksidente ndodhim në miniera, në ndërtim, në gurore, ndodhin edhe në bujqësi. Janë shumë masa, së pari duhet që të ndryshojë vartësia organizative e këtij inspektorati, më pas sëmundja e përgjithshme që kanë shqiptarët është çështja e zbatimit të ligjshmërisë, mungesa e këshillave të sigurisë së shëndetit në punë, janë e vetmja armë që kanë punëtorët për të parandaluar rreziqet në punë”-u shpreh Kol Nikolla.

Ndikues në shkaqet e aksidenteve të vendit të punës, përveç mungesës së sigurisë janë lodhja e ngarkesa, por dhe shtimi i sektorit informal veçanërisht në bregdet, turizëm, tregti e transport si dhe temperaturat e larta.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?