Aksidentet në rrugë, flet për Report Tv eksperti i sigurisë Hasho: Nuk zbatohen rregullat e sigurimit teknik dhe tejkalohet shpejtësia! Shteti të bëjë më shumë

8 Janar 2023, 17:25| Përditesimi: 8 Janar 2023, 17:32

  • Share

Ekperti i sigurisë, Fatmir Hasho ishte në një lidhje Skype për Report Tv ku analizoi arsyet e aksidenteve rrugore në Shqipëri si edhe dhe dy rastet e fundit të një efektivi policie dhe një punonjës servisi që ndërruan jetë nga shpërthimi i një gome të një kamioni. Ai thekson se në shumicën e rasteve, aksidentet ndodhin pasi drejtuesit e automjeteve nuk zbatojnë rregullat e sigurimit rrugor duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Ndërsa përsa i përket dy rasteve të fundit të shpërthimit të gomave ku njëri rast u shoqërua edhe me humbje jete, eksperti Hasho thotë se problemi qëndron te firmat që nuk bëjnë kontrollimin e gomave, nuk i ndërrojnë ato dhe nuk marrin të gjitha informacionet përkatëse, nuk ka siguri teknike.


“Më shumë se si ekpert i sigurisë rrugore, në dy rastet e shpërthimit të gomave ku një punonjës servisi humbi jetën, nuk janë zbatuar rregullat e sigurimit teknik në punë. Të dyja raste janë njësoj përveç faktit që në rastin e punonjësit të servisit kemi humbje jete. Në Shqipëri ka dhe një ligj, i cili flet për sigurinë në punë , por përgjithësisht në Shqipëri është në shkelje. Të dyja raste kanë lidhje me cilësinë e gomave që përdoren te kamioni, sepse nëse një gomë ka parametra të rregullt nuk ka pse të shkaktojë dëme te njeriu. Por, duhet theksuar që në të dyja raste, personi që merrej me riparimin e gomës ka një kod se si të merret me këtë veprimtari dh ai duhet të jetë i njohur me punën që po bën” ”, thotë eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho.

I pyetur mbi mendimin e tij se si është situata e kontrollit teknik në Shqipëri, eksperti Hasho thotë se ka përmirësime, por nuk ka kohë të mjaftueshme për tu marrë me çdo gjë, madje thekson se kontrolli i gomave dhe ndërrimi i tyre është përgjegjësi që duhet ta marri firma. AI thotë se shumë drejtues automjetesh nuk e dinë cilësinë e gomave të automjetit të tyre dhe nuk i ndërrojnë brenda kohës që caktohet.


“Kontrolli teknik në dijeni time ka një përmisim, problemi qëndron që te gomat bëhët kontroll i jashtëm, por ndërkohë firmat që operojnë duhet të dinë sa km përshkruajnë këto goma dhe kur duhet të ndërrohen. 99% e drejtuesve të mjeteve nuk e dinë çfarë gomash kanë në mjet dhe drejtuesi teknik i kompanive duhet të kenë të gjitha informacionet e gomave.Mos i biem në qafë kontrollit teknik. E ka për detyrë drejtuesi i firmës të kontrollojë gomat e kamionëve”, ka thënë Hasho.

Ai ka thënë se shteti duhet të marrë masa dhe të zbatojë konkretisht rregulat dhe ligjet e vendosura për sigurinë rrugore.

 

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?