Aksidentet rrugore/ Eksperti flet për Report Tv: Faji i drejtuesve, tre janë shkaqet

24 Qershor 2019, 15:27| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 16:01

  • Share

Aksidenti i ndodhur një javë më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, u cilësua si një nga më të rëndët ndodhur ditët e fundit, kjo për shkak se tre viktimat ishin pjesëtarë të së njëjtës familje. Në aksident humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Bardhok e Valentina Bibaj, si dhe vajza e tyre Florisa Bibaj. Në gjendje të rëndë ndodhet Xhuljana Bibaj dhe drejtuesi i mjetit, mik i familjes së tyre, Arlintin Alia.

Për ekspertin e sigurisë rrugore, Fatmir Hasho një nga shkaqet e aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. sipas tij, në shumicën e rasteve faji është i shoferëve.

"Në një aksident janë një mori arsyesh pse ndodh një aksident rrugor. Në rastin konkret është hedhur hipoteza se ka pasur mangësi në sinjalistikën rrugore. Por, po të shohim sinjalistikën, deri sa vijmë në rrethrrotullim, shohim se kemi një sinjalistikë të plotë, horizontale, vertikale, e cila është plotësuar që nga fillimi i uljes ë shpejtësisë së mjeteve, e vendosur me tabelë të sinjalistikës vertikale, po ashtu edhe me sinjalistikë të vendosur në tokë.

Në këtë aksident, duke parë pasojat e aksidentit, në humbjen e jetëve dhe në dinamikën e aksidentit, them se shpejtësia ka qenë në nivelet shumë të larta. Disa nga arsyet pse mund të ketë humbur kontrollin janë të ndryshme. Disa prej tyre janë njerëzore, mund të jetë përdorimi i celularit etj. Por mendoj se kryesisht shkaqet e këtij aksidenti do të mbeten tek drejtuesi i mjetit.

Këtë periudhë është punuar shumë me sinjalistikën rrugore, por këto duhen kontrolluar herë pas here. Ne po na bëhet shumë determinant sjellja e drejtuesve të mjeteve në rrugë, e sidomos në rrugët inter-urbane. Doja të lavdëroja pak punën e bashkisë në kryeqytet, që në shumë vende ka vendosur hekurat në mes që të mos kalojnë njerëzit dhe kjo është një masë shumë e mirë për shkak se i detyron ata të shkojnë deri në vendkalimin e këmbësorëve.

Por këmbësorët duhet të jenë vetë shumë të kujdesshëm për veprimet e tyre. Një nga akset më problematike është ai nga Fushë-Kruja deri në Shkodër, ku ka pasur përherë aksidente, e pavarësisht punës së shtuar të policisë, e sinjalistikës së shtuar.

Duhen marrë masa drastike, e sidomos tek drejtuesit e mjeteve kur u hiqet leja e drejtimit. Të mos e marrin menjëherë me një vendim gjykate, e sidomos kur është shkelje e përsëritur duhet të ketë dënime tepër të rënda" shpjegon ai. Vetëm tek ky aks rrugor janë vendosur edhe radar kohët e fundit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Yllk: 24/06/2019 21:37

    Ne Shqiperi nuk ka as nje standard evropean rruget e Shqiperis ngjajne si ne boten e tret si ne Bangladesh jo si vend evropian

    Përgjigju
  • Sam: 24/06/2019 17:05

    Ne cdo aksident fajtor eshte kush nga subjektet shkel kodin rrugor (keshtu emertohej para mbi 20 vjetesh ligji perkates),por duket se ne Shqiperi denimet per fajtoret jane ne minimum,dhe per kete edhe togat e zeza(gjyqtaret),behen subjekte;por nga shikimi i aksidenteve dy vitet e fundit,une si ish ekspert aksidentesh ilicensuar e njohur nga ministrite perkatese konkludoj se domisdoshmerisht , duhet te ulet shpejtesia e lejuar ne akset rrugore ne ose afer qendrave te banuara!Mireupafshim!

    Përgjigju
  • xxx: 24/06/2019 16:19

    Çdo aksident qe ndodh eshte per fajin e drejtuesit te mjetit amator, nuk ka aftesin e duhur per te ngare mjetin, nuk njeh rreziqet qe mund te hasi, di vetem ti jape gaz makines pa marre masa te parakoheshme per te vene kemben ne frena, nuk ka pjekurin e duhur si shofer nuk respekton rregullat e qarkullimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?