Avioni i shkrumbuar në Brazil, 9 gusht 2024

Brazil/ Aksidenti ajror me 62 të vdekur, nxirren nga rrënojat trupat e viktimave

11 Gusht, 16:12| Përditesimi: 11 Gusht, 16:26

  • Share

Brazil-Ekuipazhet braziliane të emergjencës kanë nxjerrë trupat e 62 viktimave që ndodheshin në bordin e një avioni i cili u rrëzua të premten e 9 gushtit në qytetin Vinhedo, afër Sao Paulos.

Operacioni për të hequr trupat nga vendi ku ndodhi katastrofa përfundoi në orën lokale 18:30, pasditen e së shtunës së 10 gushtit.

Viktimat 34 meshkuj dhe 28 femra u dërguan në morgun e policisë në qytetin e Sao Paulo ku do të identifikohen dhe më pas do tu jepen familjarëve. Dy nga viktimat, aktualisht piloti dhe të bashkëpiloti u identifikuan më herët gjatë ditës, thanë autoritetet.

Ndërkohë anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë afër për të ndihmuar në identifikimin e viktimave, shkruan BBC.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?