Bota

Aksidenti ajror me 64 viktima në Uashington, gjenden dy kutitë e zeza të avionit! Shkak dyshohet numri i vogël i kontrollorëve ajror

31 Janar, 13:25| Përditesimi: 31 Janar, 15:30

  • Share

Dy kutitë e zeza janë nxjerrë nga avioni që u rrëzua pas përplasjes me një helikopter ushtarak pranë Uashington, D.C. Lajmi u konfirmuar nga agjencitë qeveritare amerikane.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se hetuesit e tij gjetën regjistruesin e zërit të kabinës dhe regjistruesin e të dhënave të fluturimit nga aeroplani Bombardier CRJ700 i përfshirë në përplasjen e së mërkurës në ajër në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan dhe se regjistruesit janë në laborator. 

NTSB është një agjenci e pavarur hetimore e qeverisë përgjegjëse për hetimin e aksidenteve të transportit civil. Avioni i American Airlines kishte 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord kur u përplas në ajër me një helikopter ushtarak Black Haëk që transportonte tre ushtarë. Të dy mjetet u rrëzuan në lumin Potomac.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë më herët gjatë ditës, Presidenti Donald Trump tha se askush nuk i mbijetoi përplasjes.

Ekipet e kërkimit janë duke zhvilluar operacione për 14 trupa të cilët nuk janë gjetur ende. Raportohet gjithashtu se 14 patinatorë nga Klubi i Bostonit ishin në mesin e viktimave të përplasjes, duke përfshirë dy trajnerë, dy atletë adoleshentë dhe dy nëna atletësh, ndërsa kishte edhe patinatorë nga Rusia.

New York Times raportoi se numri i stafit në kullën e kontrollit të trafikut ajror në aeroport nuk ishte "normal për kohën e ditës dhe vëllimin e trafikut". Duke cituar një raport paraprak të sigurisë nga Administrata Federale e Aviacionit mbi përplasjen, ajo tha se një kontrollues i vetëm po trajtonte komunikimet si për helikopterët ashtu edhe për avionët, një detyrë që zakonisht ndahet midis dy personave.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?