Aksidenti fatal te Rruga e Kombit/Drejtori i policisë rrugore: Parakalimi i gabuar i makinës shkak i aksidentit! Shoqërohet drejtuesi i kamionit

14 Janar 2021, 20:13| Përditesimi: 14 Janar 2021, 20:17

  • Share

Edmond Tarkaj, drejtor i policisë së qarkullimit rrugor, në një prononcim për Report Tv ka konfirmuar emrat e viktimave, të siguruar më herët nga gazetarët e Report Tv. Sipas tij dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të mjetit tip 'Citroen' në një aks ku nuk lejohet një gjë e tillë, duke sjellë dhe përplasjen fatale me kamionin. Ai tha se është shoqëruar drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në gjendje të mirë.

"Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e  traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku ëhstë përplasur edhe me kamionin. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhen në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti Citron që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi", tha Tarkaj.

 


Lajmi kryesor:

Pamjet nga aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit/Makina përplaset me kamionin, shuhet familja nga Kosova, bashkëshortët, fëmija dhe nipi i tyre! Një 3-vjeçare te Trauma


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?