Kronikë

Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma

13 Shkurt, 09:14| Përditesimi: 13 Shkurt, 12:21

  • Share

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën Lezhë-Shëngjin, ku u përplas një autoveturë me një kamion.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe bashkëshortja e viktimës drejtuesit të mjetit tip “Audi” Paulin Zefi.

Zhaklina Hysa 40-vjeçe gjeti vdekjen gjatë natës te Trauma. Pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në lidhje me aksidentin tragjik që  ndodhi rreth orës 16:00 pranë lagjes "Xhenjo", policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit Xh.D 25-vjeç, i cili po merr mjekim në spital. Ndaj tij është ngritur akuza “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Nga veprimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesit i audit i cili po lëvizte me shpejtësi, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me kamionin.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?