Rusi- Një aksident dramatik ka ndodhur në Rusi, por fati ka qenë me pasagjerët.
Edhe pse fluturuan si ‘birila’ nga dritaret e mjetit në safalt, asnjë prej tyre nuk humbi jetën apo të plagosej rëndë, edhe pse pamjet e aksidnetit ishin të frikshme.
Ngjarja ndodhi pranë kabinave të pagesës në një nga rrugët kryesore të vendit, në Oblastin Tula. Një autobus i transportit publik u përmbys pranë një zyre pagese në autostradë, ndoshta për shkak të mjegullës së dendur dhe kohës së keqe.
Mediat lokale raportuan se 39 persona pësuan lëndime të lehta. Përplasja i nxori pasagjerët nga automjeti dhe i përplasi direkt në asfalt. Mjeti shihet teka devijon, batohet dhe përmbyset duke u përplasur me kabinat dhe aty njerëzit që bien si ‘kokrra’ në asfalt njëri pas tjetrit.
Komente
