Ministri i Transportit të Koresë së Jugut, Park Sang-woo

Bota

Aksidenti i rëndë ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit planifikon të japë dorëheqjen

7 Janar, 11:50| Përditesimi: 7 Janar, 12:02

  • Share

Ministri i Transportit të Koresë së Jugut Park Sang-woo tha këtë të martë para mediave se synon të japë dorëheqjen për të marrë përgjegjësi sa i përket rrëzimit të avionit “Boeing” më 29 Dhjetor të vitit që lamë pas.

“Ndjej përgjegjësi të madhe për këtë fatkeqësi”, tha Park Sang-woo në një konferencë për shtyp.

Sipas Reuters, ai shtoi se do të përpiqej që të gjente kohën e duhur për të dhënë dorëheqjen pas adresimit të situatës aktuale në sektorin e transportit. Nga ana tjetër zëvendësministri i Transportit pranoi se masat e sigurta nuk ishin të mjaftueshme gjatë ndërtimit të argjinaturës, por tha gjithashtu se ato në fakt ishin bërë në përputhje me rregulloret e Koresë së Jugut.

“Jeju Air 7C2216” i cili ishte nisur nga kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok për në Muan të Koresë së Jugut shpërtheu teksa po ulej në pistë. Nga ky aksident i rëndë ajror humbën jetën 179 persona dhe falë autoriteteve u shpëtuan vetëm 2.

Shkak për shpërthimin e avionit i cili u mori jetën qindra pasagjerëve që ishin në bord dyshohet të jetë bërë një tufë zogjsh, pasi ekspertët gjetën pupla në motorët e avionit. Megjithatë mbetet të paqarta veprimet e pilotit dhe pse nuk u aktivizuan rrotat e uljes së avionit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?