Pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku mbeti viktimë punonjësi i pastrimit Kadri Dedej 58 vjeç, policia ka arrestuar dy persona.
Personat e arrestuar janë Baftjar Debrova, drejtuesi i fugonit që u përplas me automjetin e pastrimit të mbeturinave, dhe Përparim Bufi, drejtuesi i mjetit të pastrimit.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në fshatin Përparim të Peqinit. Ka qenë fugoni i drejtuar nga Baftjar Debrova, i cili u përplas me automjetin e pastrimit të mbeturinave, aksident që rezultoi fatal për punonjësin Kadri Dedej.
Sakaq, puna nga ana e grupit hetimor po vijon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente
