Arlis Troplini

Kronikë

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë - Durrës i merr jetën 18 vjeçarit, ishte djali i biznesmenit të njohur durrsak (EMRI)

23 Gusht 2024, 11:03| Përditesimi: 23 Gusht 2024, 16:06

  • Share

Durres- Një 18 vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. 

Arlis Troplini, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", humbi kontrollin mbi drejtimin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas, informoi sot policia e Durrësit.

Arlisi është djali i biznesmenit Fatos Troplini, pronar i një lokali të njohur në bregdet në lagjen nr 1 Durrës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Real: 23/08/2024 15:01

    Tirane Durres eshte autostrada e vdekjes. Rruge e prishur, trafik i renduar dhe te semuret qe ecin si te terbuar duke parakaluar ne krah te kundert dhe duke tu ngjitur nga pas me drita. Gjynah shume ky djali, ikni avash o njerez se me 100km/h mbrini per 15 min, cfare ju duhet me shpejt? Ngushellime per kete djale, e rende shume.

    Përgjigju
  • goshi: 23/08/2024 14:03

    Di që është miratuar një ligj i cili nuk i lejon drejtuesit e ri të mjeteve që deri në një moshë të caktuar të mos i lejoi përdorimin e makinave me fuqi të lartë.Rëndomtë shikon që lëvizin të rinj dhe të reja dhe nuk i ndalon njeri....

    Përgjigju
  • Vini: 23/08/2024 12:02

    Shpejtesia. Makinat e fuqishme te blera nga babi e mami. Esukata 0, respektimi I masave te sigurise 0 dhe policet qe rrine nen hije pemash te lodhur nga vapa. Rruget ne Shqiperi jane masaker. Por i Madhi thote: Ok, gjithcka eshte Ok!!!! Turizem! Turizem!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?