Kronikë

Aksidenti në Lezhë/ Në gjendje të rëndë 6 vjeçarja që u përplas nga autobusi i nxënësve

19 Shtator 2024, 09:34| Përditesimi: 19 Shtator 2024, 11:55

  • Share

Lezhë- Vajza 6 vjeçarja që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle një ditë më parë në Shënkoll të Lezhës vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë ku u dërgua me urgjencë e mitura, bëjnë me dije se ajo ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi.6-vjeçarja po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha të cilët e kanë futur në terapi intensive.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugen e burgut në Shënkoll, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku arrestoi drejtuesin e autobusit n, shtetasin Petrit Frroku 56-vjeç banues në Lezhë. Ndaj tij është ngritur akuza "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ndërkohë autobusi është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se e mitura i ka ndërprerë rrugën autobusit dhe pavarësisht manovrave të shoferit nuk është arritur të shmanget përplasja.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?