Prrenjas/ Shoferi i dehur në timon, del nga rruga e përfundon në servis! 4 të plagosur, 24 vjeçarja në gjendje të rëndë! Pamje të makinës së copëtuar (Video)

9 Prill, 15:50| Përditesimi: 13 Prill, 18:19

  • Share

44-vjeçari nga Dibra, Jetmir Daci humbi kontrollin e makinës dhe përplasi 4 persona në një servis që ndodhet ne anë të rrugës Prrenjas- Qafë Thanë. Të plagosurit u transportuan në spitalin e Traumës, ku në gjendje më të rëndë është një vajzë 24-vjeçe.

Aksidenti i rëndë u shënua një ditë më parë, ndërsa 44-vjecari Daci u shoqërua ne polici. Burimet thane se ai drejtonte makinen ne gjendje te dehur, ndersa policia e Elbasanit ne komunikate për mediat nuk i sqaron shkaqet. Policia thotë vetem se “44-vjecari drejtonte makinën "Volkswagen", humbi kontrollin dhe përplasi një “Passat” në ambientet e një servisi”.

Personat e plagosur qëndronin në këmbë para servisit dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej, teksa u përplasën nga 44-vjecari.

Gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi siguron pamje të Passatit të aksidentuar që duket se është dëmtuar shumë ç’ka tregon se goditja ka qenë e fortë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?