Aksidenti i rëndë në Tiranë, Softa: Testi i drogës nuk zgjidh problemin, njerëz të tillë kanë mbështetje nga zyrtarë, Qibini: Nuk respektohet edukata rrugore

9 Maj 2022, 13:28| Përditesimi: 9 Maj 2022, 14:11

  • Share

Të ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv ekspertët rrugore Fatjon Softa dhe Islam Qibini vendosën theksin tek fakti se nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugorë.

Eksperti Softa e cilësoi aksidentin e djeshëm si të tmerrshëm pasi nxjerr në pah dhe mos funksionimin e strukturave policore dhe një mungesë përgjegjësie që tregon dhe për një korrupsion në radhët e policisë.

”Në ndryshim nga ngjarje të tjera kjo ka më shumë kompleksitet sepse ka më shumë vend për hetim dhe për tu përqendruar, ky është një lajm i keq pasi tregon mungesën e përgjegjësisë së strukturave të shtetit, frikën nga njerëzit të cilët drogohen dhe lëvizin në qytet si dhe korrupsionin  e sistemit të strukturave të policisë.Gjithmonë njerëz të tillë kanë mbështetje të fuqishme nga zyrtarë dhe funksionarë të cilët i bëjnë të trimëruar për të lëvizur në qytet”, tha Softa.

Për ekspertin Islam Qibini, ky është një veprim i papërgjegjshëm nga një drejtuesi mjeti që ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike i cili nuk respekton sinjalistiken rrugore si dhe theksoi se edukata rrugore duhet të futet si lëndë në shkolla.

“Një veprim i papërgjegjshëm nga një drejtues mjeti, ka qenë me shpejtësi dhe nën efektin e lëndëve narkotike. Këtu kemi të bëjmë më veprimin e një njeriu pulsant që lëviz në mënyrë agresive që nuk respekton sinjalistikën.

Duhen rikonceptuar masat shtrënguese dhe detyruese ndaj drejtuesve të mjeteve që janë bërë problem kohët e fundit. Edukata rrugore që është dhe nen në kodin rrugor nuk zbatohet dhe nuk respektohet, duhet të ketë një lëndë të veçante në shkolla për njohjen e sinjalistikës rrugore dhe rregullave në rrugë”, tha Qibini.

Të pyetur në lidhje me testin e drogës që ka nisur aplikimin tek drejtuesit e mjeteve ekspertët thanë që kjo është një gjë shumë e mirë por përseri nuk i jep zgjidhje përfundimtare problemit.

“Është pozitive por nuk është kjo zgjidhja e problemit sepse problemi zgjidhet në momentin që ne i kemi të identifikuar që në zonën e banimit, inspektori i zonës duhet të krijojë një skedë sepse kur ai del në rrugë ne e dimë se ai është një përdorues droge”, tha Softa.

“Sic ka një regjistër policia kriminale për kontingjentët kriminalë ashtu duhet të ketë dhe policia rrugore për drejtuesit agresive dhe që shkelin rregullat e qarkullimit, në momentin që kanë një regjistër e kanë dhe më të lehtë të bëjnë detyrën”, u shpreh Qibini.

Ekspertët bënë thirrje dhe për respektimin e sinjalistës rrugore, semaforëve dhe vijave të bardha edhe nga këmbësorët pasi sipas tyre ka dhe këmbësorë të papërgjegjshëm.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?