Aksidenti i shkatërron banesën, 52-vjeçari me lot në sy: Do më kishte vrarë, të më bëhet shtëpia

16 Shtator 2020, 20:12| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 20:18

  • Share

Aksidenti i ndodhur në Korçë solli shembjen e shtëpisë 52-vjeçari Irjet Hykos i cili ishte duke fjetur gjumë.  Ai thotë se për pak muri do ta zinte poshtë. Ai kërkon mes lotësh t'i paguhet dëmi ose t'i rindërtohet godina që iu prish pasi vetë nuk ia del dot ta ribëjë.

"Po flija, bomba thash thashë se hodhi ndonjëri bombën, unë jam punëtor krahu, vadit. dëmi di unë shikoje vetë tani. Asnjë lloj gjëje nuk më thanë. u bë u bë më thanë, unë skam lek që ta bëj. dua që të bëhet muri. Jam burrë e po qaj, po të kishte hyrë këtu do të më kishte vrarë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Aksidenti mes furgonit të policisë dhe makinës i shemb banesën 52-vjeçari me lot në sy: Do më kishte vrarë, të më bëhet shtëpia


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?