Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë. Për pasojë është plagosur një një grua me inicialet K.Gj.
Burime bëjnë me dije se e plagosura është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 14:25, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin R. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Gj., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin Sh. S.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetësja K. Gj., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi P. Gj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lajmi kryesor: