Foto nga aksidenti, Klajdi Malaj dhe italiani Filippo Nettis

Bota

Aksidenti i trefishtë në Itali, publikohet FOTO e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën

23 Shkurt, 11:53| Përditesimi: 23 Shkurt, 13:21

  • Share

ITALI-Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e djeshme (22 shkurt), si edhe një 44-vjeçari italian. 

Sipas mediave italiane, tre automjete janë përfshirë në aksident, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, përfshirë shqiptarin e identifikuar si Klajdi Malaj dhe 44-vjeçari italian, Filippo Nettis.

mediat italiane janë publikuar fotot e viktimave, ndërsa mësohet se i riu shqiptar raportohet se ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 44-vjeçari ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Shoferi i një makine tjetër, ka dalë i paprekur nga aksidenti. Grupi hetimor dhe karabinierët janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.

Klajdi Malaj

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?