Kronikë

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari në Memaliaj, arrestohet shoferi ukrainas

27 Korrik, 15:04| Përditesimi: 27 Korrik, 15:06

  • Share

Arrestohet shoferi ukrainas për aksidentin e djeshëm teksa humbi jetën një fëmijë në aksin rrugor "Tepelenë-Krahës" dhe u dëmtuan lehtë 4 të tjerë.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident, shtetasin ukrainas V. T., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?