Arbër Tivari

Aksidenti ku vdiqën dy vajza në autostradën Tiranë-Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Arbër Tivarin që ndodhet në gjendje kome

30 Nëntor 2022, 10:45| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 15:47

  • Share

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur masën e arrestit me burg për 26 vjeçarin, Arbër Tivari, i riu që mbeti në gjendje kome pas aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku vdiqën Silva Tom Gjergji dhe Roxhesa Klironimi të cilat ishin pasagjere në makinën që drejtohen nga Tivari.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit pasi makina u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës. Sipas hetimeve, dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia marramendëse me të cilën po qarkullonte makina ku ndodheshin tre të rinjtë.

Akuza që rëndon ndaj Arbër Tivarit është shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për pasojë është caktuar masa e arrestit me burg pavarësisht se i riu ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë ku u transportua pas plagëve të shumta që kishte marrë nga aksidenti.

“Në përfundim të shyqrtimit, Gjykata e Rrethit Gjyqsor Durrës ka disponura me Vendim, ku ka vendosur: 

Të pranojë kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.  Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit A.T i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” e parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal. 

Të caktojë ndaj të arrestuarit A. T. masën shtrënguese “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.   Shpenzimet gjyqësorë në ngarkim të të arrestuarit. 

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”-thuhet në njoftimin e publikuar.

Arbër Tivari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • anila: 30/11/2022 13:59

    plera mori ne qafe 2 vajza minstra njeri pa vlere.

    Përgjigju
  • adela: 30/11/2022 11:39

    per mua burgun e ka pak ky. me mire ta nxjerrin ashtu nga spitali ta varin e ta djegin mes sheshit do i bejne nder shoqerise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?