Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksidenti me 1 viktimë në Elbasan, arrestohet shoferja e 'Volkswagenit' që u përplas me minibusin

4 Janar 2021, 10:01| Përditesimi: 4 Janar 2021, 10:23

  • Share

1609750938_iiiiiiii.jpg

Arrestohet shoferja e Volkswagenit që u përplas mbrëmë me minibusin në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në të cilin ndërroi jetë pasagjeri Kledis Deda si dhe u plagosën 6 të tjerë.

29 vjeçarja e arrestuar me iniciale K.Sh, banuese në Elbasan, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, thotë policia.


Lajmi kryesor:

Videoja nga 3 sekondat e aksidentit të frikshëm në Elbasan/ Ky është 36 vjeçari që vdiq, baba i një fëmije! Arrestohet shoferja!


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?