Aksidenti me 3 viktima, policia aksion kundër shpejtësisë, 70 drejtues gjobiten! Nën vëzhgim edhe rrjetet sociale! Report tv i publikoi videon, shoferi në ‘Tik-Tok’: Iku patenta

14 Mars 2023, 13:20| Përditesimi: 14 Mars 2023, 14:36

  • Share

Pas trendit negativ të të rinjve që reklamojnë në Tik-Tok video duke i dhënë makinës me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, efektivët e policisë rrugore janë bërë vetë pjesë e rrjeteve sociale për të identifikuar personat që bëjnë gara shpejtësi dhe shkelin rregullat e qarkullimit.

I tillë është rasti i këtij të riut, që Report Tv, i bëri publike disa ditë më parë, videon e postuar prej tij ku udhëtonte me 170 kilometra në orë, duke kryer manovra të rrezikshme në afërsi të aksidentit ku humbën jetën 3 të rinj te rreth rrotullimi i TEG-ut.

Policia ka investiguar dhe ka arritur ta identifikojë, siç vetë ai e dëshmon në një postim të radhës, që e shoqëron me kronikën e Report Tv.

Ndjekësi:   Të kapën vëlla?

I riu shofer:  Më hoqën patentën.

Ndjekësi: U kap lajmi.

I riu shofer: Iku patenta!

Edhe në këtë postim të dytë ndjekësit janë të ndarë, një pjesë e të cilëve në mbrojtje të çmendurisë së shpejtësisë dhe të tjerë që i tërheqin veshin për rrezikun.

“Mirë ta kanë bërë. Mirë veten e merr në qafë, por edhe rob të pafajshëm sepse 1 moment është dhe bëhet e keqja. – Nuk ka gjë vlla, e merr patentën sa më shpejt”.

Policia e Tiranës ka gjobitur gjatë ditëve të fundit, 70 shoferë të cilët kanë udhëtuar në rrugët e kryeqytetit me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nga kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane me risk për aksidente, policia i është vënë pas makinave me shpejtësi duke dëshmuar me kilometrazhin në automjetin e policisë në ndjekje, që i kalon mbi 170 km në orë. Shoferët e ndaluar janë gjobitur nga 20 mijë lekë deri në 40 mijë lekë.

Në një rast, një shofer është pikasur nga automjeti I policisë teksa shkel semaforin e kuq. Ngritja në këmbë e strukturave të policisë vjen pas aksidentit tragjik te rreth-rrotullimi i TEG-ut në Tiranë. Pasditen e 9 marsit Klevis Ruçaj 20 vjec po lëvizte me shpejtësi 194 km/h kur u përplas keqas më barrierat e rreth rrotullimit dhe fluturoi 28 metra duke rënë në nënkalim, dhe u përplas me një tjetër makinë që ishte në lëvizje.  Edhe Ruçaj, me patentë prej vetëm 1 viti dhe i ndëshkuar 5 her  për shkelje, postonte video në Tik Tok me mbi 270 km/h. Prej përplasjes 20 vjeçari humbi jetën bashkë me dy mikeshat që po udhëtonte, Sikela Përroj dhe Erisilda Abedini, 22 dhe 23 vjeç.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • olti: 16/03/2023 00:56

    pervecse ti hiqet patenta perjete kush kapet me shpejtesi 160 km/ore per here te trete,,,,si bonus ti jepet nje dru ne polici me kembet e karriges.....nuk merr vesh ndryshe ky pis milet,,,,nuk e paska patur keq enveri qe i shtronte ne dru kete milet mizerje....

    Përgjigju
  • Lushka: 14/03/2023 15:21

    Per keto qe hyjne pa rradhe mir tju behet pse Jan me te mire se te tjeret perjashto ndonje urgjence. Shum mire por per keto qe hecin tani ja fusni kot sa me hecur more aty!? Kur duhet beni ju te mirin kur sdoni te kepusni me gjoba. Polici ordinere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?