Tepelene- Ka një të arrestuar lidhur me aksidentin tragjik me 4 viktima të ndodhur mbrëmjen e së dielës së 17 marsit 2024 ku u përplasën 3 makina.
Policia e Gjirokastrës informon se është arrestuar drejtuesi i automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident.
Shtetasi Elton Proko 46 vjeç banues në Gjirokastër akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” informoi sot policia e Gjirokastrës
Ndërkohë çifti Jani dhe Lavdie Meta ndodhen në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë.
Lajmi ne perditesim...