Aksidenti i rëndë në Tiranë/ Autobusi mori xhiro shpejtësie kur po ndalonte në stacion, shoferi i makinës së përmbysur nuk pa sinjalin dhe bëri parakalim të gabuar

30 Prill 2022, 08:52| Përditesimi: 30 Prill 2022, 14:17

  • Share

Pasagjerët e lënduar nga aksidenti i veturës dhe autobusit që përfunduan në lumin Lanë kanë lënë ambjentet e spitalit, ndërsa urbani edhe pas 12 orëve ndodhet akoma në vendin e ngjarjes. ReportTv mëson se policia rrugore po kryen hetimet dhe dyshohet për një defekt teknik të autobuzit duke humbur kontrollin.

Njëri prej të lënduarve nga aksidenti mori telefonin dhe varësen nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Report Tv ka siguruar foton e veturës e dëmtuar plotësisht, ndërsa autobusi ende nuk është nxjerrë nga skarpatet e lumit “Lana”.

Policia rrugore po heton dy pista, atë të një defekti teknik në autobus, ku mendohet se ishin rreth 50 persona dhe parakalimit të gabuar të veturës.

Report Tv mëson se shoferi i autobusit ka deklaruar se po futej në stacion për të marrë pasagjerët por në një moment ka dalë jashtë kontrollit duke marrë xhiro shpejtësie dhe për të shmangur tragjedinë ai ka devijuar në Lanë. Dyshohet edhe për një parakalim të gabuar të shoferit të veturës në momentin që autobusi kishte ndezur sinjalin e bllokimit të krahut të majtë në blv. “Gjergj Fishta”.

Edhe këtë të shtunë vendi ku ndodhi aksidenti ishte i rrethuar me shiritin skenë krimi ndërsa ekspertët po shohin mundësin e zhvendosjes së urbanit me një vinç të tonazhit të rëndë, ndërsa makina e kthyer përmbys u nxorr nga lumi Lana. Ndërkohë në rrjetet sociale nuk ka munguar edhe ideja e qytetarëve për ta lënë autobusin në të njëjtin vend si një instalacion për të treguar se aksidentet rrezikojnë këdo dhe duhen respektuar rregullat e qarkullimit.

Ora 10:49
E shtypur dhe e bërë copash, Report Tv siguron foton e makinës që përfundoi nën rrotat e urbanit mbrëmë në Lanë! Fati i ka shpëtuar mrekullisht 2 personat brenda në të

1651308444_WhatsAppImage20220430at10.41.36AM.jpeg

E shtypur dhe e bërë copash. Kjo është fotoja ekskluzive e siguruar nga Report Tv e Benzit që përfundoi dje nën rrotat e urbanit të Tiranës në lumin e Lanës.  

Siç duket edhe nga pamjet fati i ka shpëtuar  mrekullisht 2 personat brenda në të, të cilët janë lënduar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Komento

Komente

  • Genci: 30/04/2022 22:14

    Kujdes, mosbotimi i komentit do ju kushtoje

    Përgjigju
  • Genci: 30/04/2022 22:13

    O Ruste ça gazeta je mer jahu ! Ku e ke nigju ket muhabet apo ta diktoi lali eri !! U pika ça ka per tu tregu lidhur me injorancen qe karakterizon ambientim tone. E para qe te dale kryetari i bashkise dhe ministrja e shendetesise do te thote qe kane ngrene nje luge çorbe nga nadir çausholli i cfo farm qe ka blere konçesionin e ketyre autobusave dhe ska asnje lloj ekaperince ne kete fushe, por per te mbrojtur kete katrahure marreveshjeje, dalin dhe thone skane pire alkool. Por e kuptoni qe eshte thagme kjo. Po si mund te ndodhe nje aksident kaq injorant nga dy injorante. Halli eshte i njerezve qe udhetojne ne transport publik, por sa per 2 rrypat drejtues mjeti, koken hongshin. Ja hoqi liçensen lali eri (ishalla sbehet kryeminister se keshtu kane bere hesapet), linjave te unazes dhe do i marre ky i ilaceve te gjitha.

    Përgjigju
  • Adi: 30/04/2022 21:25

    Qenka bere ure e bukure per lane

    Përgjigju
  • Tani: 30/04/2022 17:29

    Mori makina super xhiro po pse pa frena ishte makina qe perfundoi ne lane

    Përgjigju
  • Liku: 30/04/2022 14:03

    Trafik primitiv pa radare elekronik si ne kohen e monizmit nuk rregullohet trafiku me polic qe vejne gjoba per me u gjendur kola ne pune

    Përgjigju
  • Paul: 30/04/2022 12:40

    Autobuzi te rrije ku eshte,,,shoqeria civile ta ktheje ate ne nje muze te papergjegjshmerise,,,,trafikut pa rregulla,,, dhe ineficences te drejtuesve te bashkise....

    Përgjigju
  • Altini: 30/04/2022 11:58

    shyqyr qe esht benz e kane shpetuar se te ishte fiat citroen renault pezho e rrangalla te tjera do kishte viktima.sa per autobuzin per mendimin tim e lini aty ku eshte se esht nje ure e mbuluar...hiqjani motorrin e pjesen mbrapa te autobuzit e del nje ure e mbuluar ajo qe do e kapin lajmet e gjith botes

    Përgjigju
  • Liku: 30/04/2022 09:40

    Shoferet e autobuzeve duhet te marrin miratim nga ispektoriati qarkullimit rrugor qe plotesojne kushtet per te punuar me autobuze

    Përgjigju
  • Vlonjat: 30/04/2022 09:11

    Aty lereni Autobusin si atraksion turistik, ta shikojnë dhe te huajt cfar perlash jemi te zotet te bejme ne Shqipot ne mes te qyteteve...

    Përgjigju
    • Agjenti: 30/04/2022 12:45

      ????????????????????????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?