Aksidenti më 6 të plagosur në Përrenjas-Qafë thanë, vëzhgimi i Report Tv! Të huajt aksidentohen më shumë, s’njohin rrugën! Aksi i vështirë

22 Maj 2023, 17:29| Përditesimi: 22 Maj 2023, 17:37

  • Share

Përplasja e një automjeti me autobusin për pak sa nuk u mori jetën 6 personave në aksin rrugor Përrenjas- Qafëthanë- Pogradec pasditen e së dielës. 

Mjeti i transportit që drejtohej nga 51-vjeçari Ilir Alla u përplas me makinën tip ‘Benz’, që drejtohej nga 28-vjeçari Indrit Mahmutllari, e cila më pas shpërtheu në flakë. Për pasojë, 5 prej aksidentuarve, mes të cilëve edhe 28-vjeçari që tashmë është arrestuar, ndodhen në spitalin e Elbasanit, dhe një tjetër në atë Traumës në kryeqytet, në gjendje të rëndë. Ngjarje të tilla ku nuk kanë munguar edhe fatalitetet, në këtë aks janë të shpeshta. Të përfshirë në situata të tilla janë turistë të huaj, të cilët nuk e njohin rrugën.

“Mbi 30 aksidente rrugore regjistrohen në muaj në aksin rrugor që lidh Qafë-Thanën me Pogradecin dhe Përrenjasin. Shkaqet janë të ndryshme, nga humbja e kontrollit të mjeteve deri tek pa kujdesia”.

Sipas policisë shkak për të tilla ngjarje bëhet dhe pakujdesia dhe kushtet jo të mira teknike të makinave që lëvizin në këtë rrugë. Përdoruesit e rrugës thonë se aksi është i vështirë dhe kërkon kujdes të shtuar.

“Ka disa mangësi, por në përgjithësi është mirë. Nga Librazhdi është më vështirë”, tha një qytetar.

“Unë jam shofer i vjetër. Po të ecësh me kujdes, nuk ka vështirësi. Edhe qarkullimi nuk është i dendur. Po mos të përdoret telefoni dhe pija çdo gjë është në rregull. Po shohim adoleshentët me telefon. U ndala, fola në telefon dhe kaq”, tregoi një tjetër.

Aksi rrugor Përrenjas- Qafëthanë- Pogradec është ndërtuar vitet e fundit. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?