Kronikë

Aksidenti me dy të lënduar në Korçë, arrestohet autori

3 Janar, 12:42| Përditesimi: 3 Janar, 12:46

  • Share

Policia ka arrestuar në Gramoz Kovaçin, 53 vjeç, i cili paraditen e së mërkurës në aksin Korçë-Pogradec me automjetin e tij të tipit “Benz” u përplas me një motomjet dhe u largua nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur u plagosën drejtuesi i motorit dhe pasagjerja, e cila është nëna e drejtuesit.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshati Zvirinë, ku ngelën të dëmtuar dy shtetas, ju informojmë se  Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Gramoz Kovaçi, 53 vjeç, banues në fshati Vashtëmi, Maliq, për veprën penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Drejtuesi i motomjetit është operuar dhe e ka kaluar gjendjen e rëndë shëndetësore ndërsa e ëma nuk ka probleme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?