Pamje nga aksidenti

Kronikë

Përplasi 65-vjeçaren dhe të renë në Pogradec, e moshuara ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital! Vihet në pranga shoferi i automjetit

23 Gusht, 10:29| Përditesimi: 23 Gusht, 10:32

  • Share

Arrestohet shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin një ditë më parë në Pogradec, ku për pasojë humbi jetën një 65-vjeçare. Aksidenti u shënua në aksin rrugor aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku gruaja dhe 17-vjeçarja po kalonin në anën tjetër të rrugës.

Ata u dërguan menjëherë në spital, por e moshuara Manushaqe Gjoka ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur 2 shtetase këmbësore, M. Gj., 65 vjeçe dhe një 17-vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?