Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm dhe ka liruar nga qelia 35 vjeçarin Marsel Busho, i cili ishte shpallur fajtor dhe dënuar nga Gjykata e Lezhës me 5 vite burg si shkaktar i një aksidenti të rëndë, ku humbën jetën dy te rinj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne 20 gusht të vitit 2022 rreth orës 2:30 në afërsi të Rubikut, ku mjeti është përplasur me barrierën metalike. Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, mbetën viktima.
Ata po udhëtonin si pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho. Shkak për aksidentin u dyshua se bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35-vjeçarit Busho, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm.