Policia ka njoftuar detaje të reja nga hetimet lidhur me aksidentin rrugor të ndodhur ditën e djeshme në aksin Fterrë-Borsh të Sarandës, ku një automjet doli nga ruga duke shkaktuar vdekjen e policit Eduart Maçi dhe plagosjen e dy tjerëve, të cilët ndodheshin në makinë.
Blutë njoftojnë se drejtues i automjetit ishte vetë Eduart Maçi, që është dhe viktima e aksidentit, ndërsa 2 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materialet në Prokurori, pasi nga veprimet hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur një ditë më parë, në aksin rrugor “Fterrë-Borsh”, rezultoi se drejtuesi i automjetit tip “Toyota”, që doli nga rruga, ka qenë shtetasi E. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili humbi jetën në vendngjarje. 2 pasagjerët, shtetasit R. Xh., 59 vjeç, banues në Sarandë dhe V. Th., 76 vjeç, banues në Lukovë, janë jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.
Komente
