Pamje nga aksidenti

Kosova & Rajoni

Aksidenti në Greqi, media: Në makinën para asaj që mori flakë, nipër dhe mbesa të 3 shqiptarëve viktima!

18 Gusht, 18:20| Përditesimi: 18 Gusht, 18:26

  • Share

Detaje tronditëse nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në rrugën ‘Egnatia’ në Greqi, ku humbën jetën 3 shqiptarë me lidhje familjare mes tyre dhe një e katërt u plagos rëndë, pasi u përplasën nga një kamion që drejtohej nga shofer bullgar.

Edhe pse rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, mësohet se në makinën e tretë që u përfshi në këtë aksident dhe që ndodhej para asaj që mori flakë, ishin në bord po të afërm të viktimave, respektivisht nipërit dhe mbesat e tyre, teksa po ktheheshin nga një gëzim familjar.

“Në automjetin e përparmë ndodheshin të afërm të tyre, shoferi 36-vjeçar, pasagjeri 28-vjeçar dhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 5 vjeç që jetojnë në Athinë”, informon media greke.

Ata kanë shpëtuar për mrekulli, me lëndime dhe pa rrezik jete, teksa u trajtuan gjithashtu në spital.

Sipas ERT, të afërmit kishin udhëtuar për në Evros për një dasmë dhe po ktheheshin kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm.

 


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi, kamioni përplaset me dy makina, vdesin 3 shqiptarë! Një grua mbijetoi, makina shpërtheu në flakë, trupat u dogjën (EMRAT+VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?