Kronikë
Top 24

Aksidenti tragjik në Fier ku vdiq shtatzëna/ Gjykata lë në burg drejtuesin e "Benz"-it, Edmond Asllanin (VIDEO)

24 Gusht 2018, 12:26| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 15:39

  • Share

Fier- Gjykata e Shkallës së parë e rrethit gjyqësor të këtij qarku ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg", për Edmond Asllanin, 31-vjeçari që drejtonte makinën tip “Benz” që u përplas me “Audin” në aksin Levan-Fier, 3 ditë më parë.

Edmond Asllani, 31 vjeç, banues në Patos, mbetet në burg pasi Majlinda Troka, 27 vjeç, shtatzënë, humbi jetën në këtë aksident ndërsa vajza e saj 7 vjeçe u plagos rëndë bashkë me 7 persona të tjerë.

Mjeti tip “Audi” ku po udhëtonteTroka, drejtohej nga vjehrri i saj, Astrit Troka. Nga hetimet paraprake rezulton se ishte mjeti tip “Benz” që ka parakaluar duke u bërë shkak për aksidentin e rëndë.

Pamjet e aksidentit të 21 gushtit në Fier ku vdiq shatëzëna

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elbasani: 25/08/2018 01:26

    Po ata qe vdiqen kane marre puthjet e fundit nga te afermit. Ti pse ecen si idiot rrugeve? Tani shko në burg .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?