Kronikë
Top 24

Aksidenti në Levan-Tepelenë, flet i plagosuri: Makina erdhi me shpejtësi të paparë, nuk frenoi, na mori përpara (VIDEO)

7 Janar 2019, 10:38| Përditesimi: 7 Janar 2019, 10:51

  • Share

Një nga të plagosurit në aksidentin që ndodhi dje në autostradën Levan-Tepelenë, Mënyr Lamaj, jep detaje nga ngjarja e djeshme. I shtruar në spitalin e Fierit, Lamaj thotë se makina që përplasi atë dhe shkaktoi 2 viktima dhe 4 të tjerë të plagosur ishte me shpejtësi të lartë. ” Isha në autostradë duke parë kushëririn që  e kishte përplasur makina, na mori një makinë përpara. 5 minuta pasi ndodhi aksidenti i parë. Ishte me shpejtësi të paparë dhe nuk frenoi. Ne ishim me këmbë dhe vajtëm të shihnim kushëririn tonë Durimin. Isha unë djali dhe vëllai, Haxhiu. Ishin edhe ata të tjerët e autobusit. Ishin shumë.”-thotë Lamaj.


Lajmi kryesor:

Aksidenti në Levan/ Një nga të plagosurit transportohet në gjendje të rëndë në Tiranë, stabilizohet gjendja e 4 të tjerëve


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?