Report Tv ka siguruar pamjet kur një shofer i dehur përplas me makinë punonjësin e policisë në Peshkopi.
Nga pamjet shihet momenti teksa polici është duke ecur në trotuar, ndërsa makina tip ‘Golf’ vjen me shpejtësi dhe e përplas.
Efektivi i policisë, i identifikuar me inicalet V.Gj., i cili u transportua një ditë më parë me helikopter Spitalin e Traumës në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime për Report Tv informojnë se oficeri ndodhet në reanimacion për shkak të plagëve që ka marrë në kokë.
Ndërkohë shoferi, Alban Murja u shoqërua në Komisariat.
Komento
Komente
