Foto ilustruese

Kronikë

Aksidenti në Pogradec/ Humb jetën në spital i moshuari, arrestohet drejtuesi i mjetit

6 Dhjetor 2018, 10:05| Përditesimi: 6 Dhjetor 2018, 10:10

  • Share

POGRADEC- Ka ndërruar jetë në spital i plagosuri i aksidentit të ndodhur në Pogradec ditën e djeshme, i cili u përplas nga një makinë.

Bëhet fjalë për 75-vjeçarin Nj.H, i cili u aksidentua nga një mjet tip “Audi” i drejtuar nga 25-vjeçari, Fiordi Miminllari.

25-vjeçari u arrestua që ditën e djeshme nga Policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec

Në vijim të informacionit paraprak datë 05.12.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F.M 25 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Çërravë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin Nj.H, 77 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku më pas ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?