Deputeti italian Francesco Emilio Borrell dhe viktimat e aksidentit

Deputeti Italian mesazh Melonit: Kërkoji Ramës drejtësi për dy turistët që humbën jetën në Sarandë! Më shumë zhurmë bëri fatura 80 Є

26 Gusht 2023, 14:40| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 15:39

  • Share

Deputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që iu mori jetën dy turistëve italianë dy ditë më parë në Sarandë.

Ai i kërkon kryeministres Giorgia Meloni të kërkojë drejtësi nga qeveria shqiptare për dy jetët e humbura duke theksuar se më shumë zhurmë  u bë për faturën e papaguar nga katër turistët në Berat ishte më e madhe sesa ajo për dy të rinjtë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano që humbën jetën në aksidentin tragjik.

“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë e  cila drejtohej nga një minoren i cili në asnjë mënyrë nuk mund të ishte në timon, siç konstatohet nga vetë Policia që po heton.

Bëjeni me shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhytw për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër italianëtqë u larguan nga restoranti pa paguar. Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh deputeti i Alleanza Verdi Sinistra, Francesco Emilio Borrelli.

Aksidenti u shënua te enjten, e 24 gushtit, në orën 03:00 në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e njohur si hidrovori. Në kthesë, 17-vjecari ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe ka përfunduar në sensin e kundër të lëvizjes, duke u përplasur ballë për balle me motorin Honda. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, humbën jetën në vend. Ata po ktheheshin me motor nga një lokal në Ksamil, pasi Tizzano kishte festuar ditëlindjen. 
Vetë adoleshenti gjatë dëshmisë në prokurori ka mohuar të ishte fajtori dhe ka pretenduar para hetuesve se nuk i ka prerë rrugën motorit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 27/08/2023 08:50

    Po more Endri,shume shqiptare kane humbur jeten ne aksidente ne Itali per faj te tyre apo dhe italianeve por ama nuk mund te numerohen rastet se sa shqiptare vjedhin apo ikin pa paguar dhe me kryesorja asnje gazetar e jo me kryeminister ti ankohet kryeministrit shqiptar se na kane vjedhur apo nuk kane paguar 80 £ !

    Përgjigju
  • Opala: 27/08/2023 07:19

    Bravo deputeti shpresoj qe te marrin i mesim te mir i her e pergjithmon langaraqet e ketij vendi , hajde shnet

    Përgjigju
  • naumi: 27/08/2023 04:30

    mutin e hengsh e lyej turinjte o llesh haleja,,bashke me delikuentin ,,se dukeni qe jeni nga familja e atij palacos qe i vrau me makine keta dy ltaliane...te shkrete,,qe vijne ne kete vend te ndyre...te kishin vdekur edhe ata nndyresira qe shkaktuan aksidentin.i bej thirrje italianeve te mos vijne ne kete vend qenef..ptu..rrace e...keqe...

    Përgjigju
  • Iris: 27/08/2023 03:44

    Ajo fature restoranti nuk do te kalonte pertej turmes se Tik-Tokut e FB dhe do te shuhej si histori shume shpejt,sikur /bozo/-s tone dy metra qe kemi per kryeminister nuk do t'i kishte reshqitur kamarja e t'ja thoshte Melonit.Z.deputet drejtesia do te vihet ne vend!

    Përgjigju
  • Endri: 26/08/2023 17:05

    Sa shqiptare kane vdekur ne aksidente ne Itali dhe asnje s’ka bere komente te tilla

    Përgjigju
  • naumi: 26/08/2023 16:23

    mire w ka ai deputeti italian,,,vijne si turiste dhw ikin tw vdekur....kete te shikoje ky palaco kryeminister....

    Përgjigju
    • Delinquenti: 26/08/2023 21:41

      O naum djali vetem me aq sa ka bere deri tani ministria per aksidentin ITALIA ASNJE HERE NUK KA BERE AS GJYSMEN PER RASTE TE NJEJTA AS EDHE PER SHQIPTARET hudhi nje sy te shkuares sa per te fresku kujtesen

    • Llesh: 26/08/2023 19:58

      O naum o idjot po' per shqiptare qe vdesin per faj te italianeve e di ti sa Jane,,po' mbylleni halen njehere o njeres te ndyre se jeni bere si pacavure qe vetem mut nxirrni nga goja

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?