Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e të martës me pasojë plagosjen e tre të miturve çoi në pranga 41 vjeçari Orest Kalo, pronari i mjetit tip “Benz” që drejtohej pa patentë nga djali i tij 14 vjeç i cili është proceduar nga policia. Tre të miturit që morën lëndime nga ngjarja ndodhen në Spitalin e Traumës.
2 prej adoleshentëve janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore ndësa ndërsa 14-vjeçari A.D ka pësuar politraumë, ka fraktura kudo në trup dhe është në reanimacion, në rrezik për jetën.
Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten duke vënë në vështirësi shpeshherë edhe spitalet për shkak të nevojave për gjak. Sipas INSTAT numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur ) rezulton 130 NGA 105 në muajin Tetor 2022.
Viola Shano, Shefe e Mbledhjes dhe Përpunimit të Gjakut te Banka e Gjakut tregon se 25% e nevojave mbulohen nga dhurimet vullnetare ndërsa gjatë 2023 nuk ka patur asnjë dhurues gjaku me pagesë.
“Është një nevojë e cila nuk do të shteroj asnjëherë. Ne kemi çdo ditë nevojë për dhuruesit tone në mënyrë që ne të plotësojmë me gjak dhe komponentë të tij çdo kërkesë që ne na paraqitet në spital. Patjetër që kërkesat kanë qenë në rritje. Qendra e gjakut dhe Banka e gjakut kanë një stok reserve përr të mbuluar rastet e emergjencave dhe më pas ne vëmë në dijeni familjarët për zëvëndësimin e tyre sepse jemi ende në shifra që po flasim 25% dhurime vullnetare dhe pjesa tjetër janë familjar, do të thotë që ende kemi nevojë për dhurues vullnetar , në mënyrë që t’i plotësojmë 100% këto nevoja për gjak", tha Shano.
Nevojën më të madhe për gjak e ka Spitali i Traumës apo QSUT, pasi aty trajtohen numri më i madh i të aksidentuarve. Dhurues mund të bëhet çdo person, i cili gëzon shëndet të mirë, peshon 50 kg e lart dhe ka moshën 18-60 vjeç.
TË DHËNAT
Dhurimet vullnetare
Tiranë, Janar-Tetor 2023 4492 dhurime vullnetare gjaku
Në rrethe 2280 dhurime vullnetare gjaku
Total janar-tetor 2023 6772 dhurime vullnetare gjaku
Dhurimet Total Familjare(Tr+Rrethe) 23,98%