Aksidenti në superstradën Lezhë-Milot, identifikohet viktima, shoferi tjetër ndodhet në spital! Shkak parakalimi i gabuar (EMRI)

28 Tetor, 08:51| Përditesimi: 28 Tetor, 11:55

  • Share

Lezhë- Pak orë pas aksidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme (27 tetor) në superstradën Lezhë-Milot, është identifikuar edhe drejtuesi i mjetit “Opel”, që mbeti viktimë e karambolimit të dyfishtë, në një përpjekje për parakalim.

Ai është Bled Sokoli (në foto), ndërsa një 23-vjeçar, drejtues i mjetit tjetër “Ford”, mbeti i plagosur nga përplasja dhe po mjekohet në spital.

Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes prej Policisë Rrugore, bëhet me dije se parakalimi i gabuar i mjetit me të cilin lëvizte viktima, dyshohet se është bërë shkak për aksidentin tragjik.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, solli edhe pamjet e aksidentit që ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Treshit”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, teksa Policia mori në pyetje drejtuesin e mjetit të tretë, një fuoristradë tip “Toyota”, me të cilën viktima u përplas para se makina e tij të përmbysej jashtë rruge.

Grupi hetimor nuk mundi ta identifikonte menjëherë viktimën e aksidentit, teksa hetimet për dinamikën dhe shkaqet ende vijojnë.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?