Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka shkuar pranë rrugës ku është përplasur për vdekje një e mitur sot në Tiranë.
Sipas dëshmisë së fqinjëve e mitura është përplasur në derë të shtëpisë. Shoferi që e ka aksidentuar fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur më vonë.
“Paralajmërimi është bërë për aksidente, që kur është bërë rruga të shikohet kryqëzimi i rrugës, ska trotuar dhe ecin shpejtë. Rruga është problematike”, tha një banor.
“Janë me qera, vajza e vogël është 6 vjeçe, jeton me qera me prindin. Sapo ka dalë nga dera e shtëpisë ka ndodhur gjithçka. Janë 4 fëmijë. Fëmija i parë ka dalë ka kaluar rrugën dhe kanë pritur fëmijët e tjerë. Makina ka qenë një fuoristradë e zezë me 3 burra, ska ndaluar, ka ikur por është kapur”, tha fqinja tjetër.
Lajmi kryesor:
6-vjeçarja aksidentohet për vdekje në derë të shtëpisë në Tiranë! Banorët: Rruga problematike, makina me 3 burra u largua! Policia kap shoferin
//ReportTv.al