Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrushme, ndërsa kanë dal tashmë nga trajtimi intensiv, mëson Report Tv. Çifti janë zhvendosur në pavion dhe po trajtohen për politraumë. Kanë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Kurse fëmija i tyre tre muajsh ka dalë nga spitali në mëngjes dhe është marrë nga familjarët, pasi nuk ka pasur dëmtime.
Lajmi kryesor:
I droguar me vajzën e vogël në makinë, veprimet e Sulejmanit pas aksidentit: Mori të bijën dhe u fut mes rrugicave, një i afërm i çoi në spital! Gjobitet me 105 mijë lekë, i hiqet patenta për 2 vite
M.Q./ReportTv.al