Pesë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në Tiranë si pasojë e një aksidenti në afërsi të Vasil Shantos. Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.