Kronikë

Aksident në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane (FOTO)

28 Qershor, 12:20| Përditesimi: 28 Qershor, 12:29

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ku një taksi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore dhe një pemë, pranë Ambasadës amerikane.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një taksi e kompanisë “Blue Taxi”, ka humbur kontrollin e automjetit, duke përfunduar jashtë korsisë së rrugës. Fatmirësisht, përplasja me pemën dhe kangjellat anësore ka shmangur një tragjedi të mundshme, pasi automjeti rrezikonte të dilte në trotuar dhe të godiste kalimtarët.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?