Një tjetër aksident tragjik u shënua mbrëmjen e kaluar në segmentin rrugor Qafë Mali-Fierzë.
Prend Ukaj po kthehej në banesë, teksa tek Shkëmbi i Dardhës ka përfunduar rreth 300 metër në humnerë. Mësohet se 51-vjeçari i ka mbijetuar plagëve të marra për afro tre orë deri sa u gjet në terrenin e thepisur.
Trupi i Prendush Ukës kishte dal nga automjeti i cili ende nuk është gjetur, gjatë saltrove drejt greminës.
Kane qenë dy të rinjtë të zonës që e gjetën gjallë, e teksa ata mundoheshin ti jepnin ndihmë, sipas dëshmisë së tyre, burri i aksidentuar ju ka kërkuar falje se ju kishte hapur punë. Në momentin e mbërritjes se zjarrfikësve 51-vjeçari humbi jetën, teksa në një terren sfidues u bë e mundur nxjerrja e trupit pa jetë pas mesnatës.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, bën të ditur se ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit shkaku i këtij aksidenti.
Janë me dhjetëra aksidentet në të njëjtën pikë të segmentit që lidh Fushë Arrëzin me Bajram Currin dhe fshatrat që përshkon rruga, ndoshta e vetmja në vendin tonë me statusin e rrugëve nacionale që është vetëm me një sens, çfarë e bën të rrezikshme dhe për shkak të terrenit.
Prendush Uka babai i tre fëmijëve ishte punëtor i mirëmbajtjes se rrugëve.
Komente
