Automjeti i Haxhi Çollakut

Kronikë
Top 24

Aksidenti/ Përplasi këmbësorin, pranga kryetarit të degës së PS në Prrenjas

23 Janar 2019, 11:15| Përditesimi: 23 Janar 2019, 11:25

  • Share

LIBRAZHD- Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që aksidentoi ditën e djeshme këmbësorin në aksin Prrenjas-Librazh. (SHIKO KËTU)

Bëhet fjalë për Haxhi Çollakun, 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, kryetar i degës së PS në Prrenjas.

Automjeti tip "Mitsubishi" i drejtuar nga 43-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur 54-vjeçarin Andrea Vreto, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Librazhd

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• H.Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas - Librazhd , ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale " Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?