Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti

Kronikë

Aksidenti që i mori jetën pronarit të hotelit në Lezhë/ Gjykata lë në burg njërin shofer, për tjetrin jep 'arrest shtëpie'

3 Dhjetor 2020, 18:45| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 19:06

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" dhe "arrest shtëpie" për 2 shoferët që kanë aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së dielës, 60-vjeçarin Gjon Kola, në autostradën Lezhë-Milot pranë fshatit Ishull-Lezhë. 

Gjykata ka caktruar “arrest me burg” per 22-vjeçarin A.Xh dhe “arrest në shtëpi” për 19-vjeçarin N.D. Teksa lëviznin me automjetet e tyre dy të rinjë kanë përplasur 61-vjeçarin i cili po tentonte të kalonte rrugën, ndersa pritet akti i ekspertimit për zbardhjen e plotë të rrethaneve të aksidentit.

Kola ishte duke lëvizur në këmbë pranë hotelit në pronësi të tij kur është përplasur.

Aksi rrugor Lezhë- Milot është një nga rrugët më problematike që ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Vetëm këtë javë janë regjistruar 4 aksidente me 2 viktima dhe 3 të plagosur.

VIDEO/ Nga aksidenti

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?