Kronikë

Aksidenti që shoi familjen në Fier-Vlorë, shefi i Rrugores tregon detaje shokuese: E përfshirë edhe një makinë e tretë! Ja shpejtësia mesatare, frenoi 63 metra

1 Korrik 2021, 22:30| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 08:23

  • Share

Udhëtimi për të ardhur në Atdhe për të kaluar pushimet u kthye në tragjedi për familjen Gushi që ishin emigrantë në Greqi. Shpejtësia skëterre e mjetit “Audi A8” e drejtuar nga Igli Madani në autostradën Fier-Vlorë bëri që familja Gushi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura 14 dhe 9 vjeçare, ta kishin atë udhëtimin e tyre të fundi.

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ka dhënë të tjera detaje tronditëse për ngjarjen.  Ismaili foli për një makinë të tretë, një AUDI Q7, e cila edhe ajo ishte duke ecur me shpejtësi skëterrë, është parakaluar nga Madani, i cili më pas ka goditur nga mbrapa mjetin që po udhëtonte famija Gushi.

Ismaili thotë se 165 km në orë ishte shpejtësia mesatare e Igli Madanit nga rrethrrotullimi i Lushnjës deri në vendin e ngjarjes. E gjithë kjo distancë është përshkuar për 22 minuta. Gjurmët e frenimit të automjetit që shkaktoi aksidentin janë 63 metra.

49 mijë janë shkelje rrugore nga drejtuesit e mjeteve vetëm në muajin qershor, ku 4 më të shpeshtat janë parakalimet e gabuara, shpejtësia, përdorimi i telefonit apo ndikimi i alkoolit. 

Në Repolitix shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili bëri me dije se që nga nesër do të “hidhen” në rrugë një sërë radarësh të tjerë që do shërbejnë edhe për ato shoferë ‘hileqarë’, të cilët sipas tij pasi kalojnë postbllokun e policisë shtojnë shpejtësinë. 

 

Ora 23:01
Shefi i Sigurisë Rrugore: Nga nesër do vihen në rrugë radarë të rinj, zgjidhje për 'shoferët hileqarë'

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili ka bërë me dije se që nga nesër do të “hidhen” në rrugë një sërë radarësh të tjerë që do shërbejnë edhe për ato shoferë ‘hileqar’. Ai shtoi se për të ulur numrin e aksidenteve, po gjenden zgjidhje të tjera, qoftë edhe ndërhyrja në disa akse rrugore.

“Ne kemi rekomanduar dhe etnitë pronar të rrugës, për kufizime të shpejtësisë dhe në disa vende ka një sinjalistikë të shtuar horizontale të shtuar, në rrugën Milot Lezhë janë ndërhyrë në disa vende me etnin pronar për të ulur aksidentet, ndër masat kryesore nga nesër, në kemi futur dhe një sërë radarësh të tjerë. Nga nesër hidhen radarë të rinj një rrugë, do jenë të vendosur njëri-pas tjetrit, edhe për ata shoferë që kalojnë radarin apo patrullën e policisë dhe pastaj rrisin shpejtësinë. Do jenë edhe policë civile”, tha Ismaili.

Akuzave të shumta që i janë bërë policisë, pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë që shoi një familje, Ismaili tha se efektivët nuk duhen sulmuar, pasi ato janë në krye të detyrës.

“Kanë qenë po ata policë që i kanë nxjerrë fëmijët e vdekur nga mjeti, ato kryejnë veprimet e para”, tha Ismaili në Report Tv.

Ora 22:45
Ismaili: 49 mijë shkelje vetëm në qershor, ja 4 gabimet më të shpeshta që marrin jetë! Ka agresivitet të shtuar nga pandemia

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, i ftuar në emisionin Repolitix, bëri me doje se vetëm në muajin qershor policia ka konstatuar 49 mijë shkelje rrugore nga drejtuesit e mjeteve

"Në këtë muaj kemi konstatuar 49 mijë shkelje, 10 mijë janë parakalimi të gabuara, shkeljet të tjera janë shpejtësia, përdorimi i telefonit apo ndikimi i alkoolit", tha Ismailaj i cili nënvizoi se është vënë re një agresivitet i shtuar i drejtuesve të mjeteve edhe për shkak të pandemisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DURRESI: 02/07/2021 09:54

    O SHEFO po si mer u matka shpejtesia ashtu me hamendje.ai ka ecur me 90 gjith rruges pastaj ne fund mun te kete ecur me 250 dhe ja ku doli matematika shpejtesise tate.ka qene me 200 km se nuk frenon makina 60 metra dhe smban frena eshte audi a8 ajo mban frena per 30 metra nga 200 km/h ne 0km/h.futeni burgim te pejrjetesh ju ket Iglin dhe mos beni llafe shum se kane per te plasur protestat po bete ndonje gafe...................PEACE

    Përgjigju
    • Xhon: 02/07/2021 13:08

      O Tari nuk bën gabime shefi se ka mbi 38 vjet në profesion, ai tha që nga kthesa e Lushnjes deri tek vendi i aksidentin ka patur shpejtësi mesatare prej 165Km në orë, pastaj nuk te fut policia në burg por prokuroria

  • Tirona: 02/07/2021 09:26

    Rregulloni sinjalistiken me radare elekronik 24 ore non stop brenda dhe jashte qytetit keshtu shmanget dhe korrupsioni tek policet e korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?