Kronikë

Aksidenti te '21 Dhjetori', viktima Luan Cenollari baba i dy fëmijëve! Ishte polic i burgjeve, natën punonte si taksist

11 Nëntor 2021, 10:46| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 10:47

  • Share

1636623790_cenollari.jpg

Luan Cenollari, babai i dy fëmijëve është një nga dy viktimat që humbën jetën në aksident tragjik që ndodhi në orët e par atë mëngjesit të sotëm në kryqëzimin '21 Dhjetori' në Tiranë. Cenollari ishte polic i burgjeve, ndërsa natën punonte si taksist, për të mbuluar kostot e jetesës.

Kjo u bë me dije nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, me anë të një postimi në Facebook, ku denoncohet edhe situata e rëndë e punonjësve të burgjeve, ku shprehen se ata marrin paga shumë të ulëta dhe nuk u paguhen as orët shtesë. Për këtë, sipas sindikatës ata detyrohen të punojnë edhe punë të dyta.

Postimi i plotë:

Sot në ora 03:15, nga një aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve, punonjës i Policisë së Burgjeve, me karrierë mbi 20 vite në shërbim.

Aktualisht punonjës i Forcave Operacionale pranë DPBurgjeve. Gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun tonë të ndjerë, që të punonte si taksi në shërbim të qytetarëve.

Pagat e ulëta në polici, mospagesa e orëve shtesë dhe punën në ditët e pushimit javor, detyrojnë kolegët tanë që të kryejnë një punë të dytë pas shërbimit ose të vetëlargohen nga shërbimi për shkak të diskriminimit në pagë e kushte pune!

Vetëm përgjatë vitit 2021, deri në tetor, janë vetëlarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjës dhe ky trend po vazhdon në gjithë sistemin.

Të ndalosh pagesën sipas ligjit për punën në të shtuna dhe të diela, të mos paguash ditët tepër mbi 22 ditë/punë, të mos paguash rregullisht ditët e festave zyrtare, t’iu heqësh armatimin e brezit mbi 90% të stafit policor, normal që do priten aksidente e braktisje shërbimi! Kjo është “dhurata” çnjerëzore që dyshja zaptuese e burgjeve, po i bën punonjësve në sistem.

Nëse ka shtet normal, duhet të marrë masa urgjente, që të mos dëgjojmë më lajme të trishta me vdekje të parakohshme në Policinë e Burgjeve!

Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes së kolegut tonë duke garantuar që do gjendet pranë me gjithë mundësitë e saj! Prehu në paqe kolegu ynë i nderuar!


Lajmi kryesor:

Aksident në Tiranë/ I dehur e me semafor të kuq, 30-vjeçari i merr jetën policit të burgjeve që natën punonte taksist e pasagjerit të tij! Autorit iu gjet një pushkë në makinë (VIDEO+FOTO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?