Aksidenti te Liqeni Artificial, pronari i BMW-së gënjeu për të mbrojtur kushëririn e Ervis Martinajt: Emiljano Nina kur erdhi në shtëpi pas përplasjes fjeti gjumë

25 Gusht 2023, 10:49| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 12:22

  • Share

Eldi Allushi 26-vjeçari pronar i BMV-së luksoze që miku i tij, kushëri i Ervis Martinajt, e aksidentoi te Liqeni, është justifikuar para hetuesve mbi motivet që e shtynë të gënjejë duke thënë se ishte ai shoferi, kur në fakt, në momentin e përplasjes, ai ndodhej në banesë.

Pronari i BMV X6 që nga shpejtësia përfundoi në pedonalen te diga e Liqenit pasi ngjiti skarpatën, ka dëshmuar edhe një herë para hetuesve, duke u shprehur se gënjeu në fillim kur tha se ishte ai shofer, për të mbrojtur shokun e tij të cilit i kishte dhënë të përdorte makinën.

Por në fakt, Eldi Allushi nuk ka qenë fare në automjet, dhe kur ka kuptuar se e vërteta po dilte në dritë, ka dëshmuar se makinën ia kishte dhënë Emiljano Ninës, i cili ia kishte kërkuar me lutje pasi i duhej të merrte një shoqe. Nina, kushëri i Ervis Martinajt- ish-bosit të zhdukur të lojërave të fatit, kishte në automjet edhe kushëririn e Eldit, Jurgen Allushin.

26-vjeçari nga Durrësi u ka treguar policëve se pasi ishte aksidentuar te Liqeni, miku i tij Emiljano Nina, shkoi në shtëpinë e tij dhe fjeti gjumë, por nuk i tregoi asgjë mbi përplasjen që kishte ndodhur dhe që ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e automjetit.

“Nuk i tregova policisë kur mësova për aksidentin pasi nuk doja t’i bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën 2 herë për të marrë një shoqe, dhe unë ia dhashë. Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua nuk më tregoi”, mësohet të jetë shprehur 26-vjeçari. 

Ndërkohë kushëriri i tij Jurgen Allushi që u largua bashkë me shoferin pas aksidentit dhe po hetohet në gjendje të lirë, ka treguar se Nina kishte pirë tre birra kur makina përfundoi mbi pedonalen te Liqeni Artificial.

Pasi policia zbuloi pronarin, Eldi Allushi thotë se një oficer e ka marrë në telefon duke i kërkuar të paraqitet pranë uniformave blu. “Më mori ne telefon një oficer policie dhe i thashë që do të paraqitem vetë ne polici. Për 5 orë nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë”, ka dëshmuar 26-vjeçari, i cili gjatë kësaj telefonate i kishte gënjyer efektivët duke marrë përsipër aksidentin me justifikimin e rremë se kishte konsumuar një cigare hashash dhe ndodhej i shoqëruar nga një vajzë.

I riu tregoi se automjetin luksoz ia ka bërë dhurata xhaxhai i tij disa kohë më parë.

Pronari i makinës pritet të dalë të shtunën para Gjykatës nën akuzë për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi akuza dyshon se është pikërisht Eldi Allushi personi që e ka ndihmuar të arratiset shoferin e aksidentit, mikun e tij Emiljano Nina, ende në kërkim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/08/2023 00:24

    Ndersa ky idioti u mendua 5 ore te shkonte apo jo ne polici nga frika e si te sajonte nje alibi,fajtori i vertete jo vetem qe nuk i tha asgje,por shkoi ne shtepi i qete e ja keputi gjumit per shtate pale qejfe! Tamam sjellje prej sociopati e vrasesi,vetem ata flene te qete pas krimeve qe bejne!

    Përgjigju
  • dritan: 25/08/2023 16:36

    E mesoi avukati si ti shpetoi ligjit,ky eshte nje plere i ndyre prandaj duhet bere shembull.

    Përgjigju
  • Jari N: 25/08/2023 12:48

    Po kushon e Vis Martinaj e keni në Tiranë te Rruga 5 Maji, te shtëpia që Visi ja sekuestroi me forcë Dane Rukaj dhe ja ka lënë e rri Tezja e Visit në shtëpi 2 katëshe, ku kati parë ka një vitë që e punëjnë LLOTO, e Lojra Fati e në kat të dytë 170 metra katrorë rri Tezja me këta Këlyshat e Vis Martinajt të cilët janë përdorues dhe shpërndarës të lëndve narkotike. Po të doji Policia për 5 min e arreston Kushon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?