Sport

Aksidenti tragjik i Diogo Jotës dhe Andre Silvës, dy dëshmitarët tregojnë versionin të ri dhe kundërshtojnë Gardën Civile (VIDEO)

10 Korrik, 08:36| Përditesimi: 10 Korrik, 08:42

  • Share

Dëshmitarët e aksidentit (3 korrik) që vrau futbollistët Diogo Jota (Liverpool) dhe vëllanë e tij Andre Silva (FC Penafiel) kundërshtojnë raportin e ekspertëve të Gardës Civile, i cili thotë se "gjithçka tregon për shpejtësi të tepërt në lidhje me limitin e autorizuar".

"E filmova, ndalova, u përpoqa ta ndihmoja, por për fat të keq nuk munda të bëja asgjë. Kam ndërgjegje të pastër", tha fillimisht José Azevedo, raporton 'Marca'.

Diogo Jota (28 vjeç) dhe Andre (25 vjeç) vdiqën në një aksident tragjik në autostradën A52, pranë Cernadilla (Zamora) në Spanjë.

"Familja më ka thënë se ata nuk e tepronin me shpejtësinë. Munda të shihja markën dhe ngjyrën e makinës kur kaluan pranë meje. Po ngisnin shumë qetësisht", vijoi José Azevedo.

Dy vëllezërit po udhëtonin për në Santander me një Lamborghini Huracán të gjelbër që doli nga rruga dhe përfundoi duke u djegur me vëllezërit të bllokuar në të.

Zona ku ndodhi aksidenti fatal

José Aleixo Duarte, dëshmitari tjetër pohon se Diogo Jota dhe vëllai i tij po udhëtonin me një shpejtësi mesatare. Shoferi portugez i kamionit José Aleixo Duarte tha se ai ishte dëshmitar dhe filmoi aksidentin që u kushtoi jetën futbollistëve Diogo Jota dhe André Silva. José Aleixo Duarte zbuloi se u përpoq të shuante flakët e makinës, por kjo nuk ishte më e mundur.

Shoferi i kamionit pohon se është kaluar nga mjeti i Jotës pesë minuta para aksidentit dhe se ka udhëtuar me shpejtësi të moderuar, duke hedhur poshtë pretendimin që makina luksoze, në të cilën udhëtonin dy vëllezërit, të kishte udhëtuar me shpejtësi të tepërt.

"Familja e Diogo Jotas ka fjalën time se nuk po ngisnin me shpejtësi."

Shoferi i kamionit José Azevedo, i cili pretendon të jetë autori i videos që tregoi imazhet e para të Lamborghinit në të cilin futbollistët Diogo Jota dhe Andre Silva u aksidentuan, deklaroi në një video të postuar në rrjetet sociale se u përpoq t'i ndihmonte dy vëllezërit.

"E filmova, u ndala, u përpoqa të ndihmoja, por për fat të keq, nuk munda të bëja asgjë. Ndërgjegjja ime është e pastër. E di çfarë përjetova atë natë sepse nuk e dija se kush ishte brenda. Ngushëllimet e mia më të thella familjes", tha José Azevedo.

Shoferi i kamionit mohoi gjithashtu teorinë se shpejtësia e tepërt ishte një shkak i aksidentit fatal që përfshinte Diogo Jota dhe Andre Silva.

"Familja më ka thënë se nuk po e tepronin me shpejtësinë. Mund ta shihja markën dhe ngjyrën e makinës kur më kaluan. Ata po ngisnin shumë qetë. Unë ngas në atë rrugë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë. E di se çfarë rruge është dhe kam parë disa gjëra vërtet të çuditshme nga makina të tjera, por ata po ngisnin shumë qetë. Ishte errësirë dhe pavarësisht kësaj, mund ta shihja markën dhe ngjyrën e automjetit në mënyrë të përsosur. Më vonë, për fat të keq, përfundoi në përplasje", tha dëshmitari i ngjarjes.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?