19-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur nga aksidenti i rëndë i ndodhur një ditë më parë në Bologna të Italisë, teksa bashkë me shokun e tij 18-vjeçar Valjero Maksuti, i cili vdiq në vendngjarje, po tentonte t'i ikte policisë me automjetin tip Audi të vjedhur, është vënë në prangat e policisë italiane.
Sipas mediave italiane, ai është arrestuar për vrasje me makinë, mallra të vjedhura si dhe rezistencë ndaj arrestimit pasi automjeti me të cilën udëhtonin u raportua e vjedhur në Bolonja natën midis 8 dhe 9 shtatorit. Dëshmitarët kanë deklaruar se makina ishte shpejt dhe aksidenti u duk si një shpërthim.
Një kamera ka kapur të gjithë skenën. Audi i gjelbër po ecte me shpejtësi drejt kryqëzimit, por humbi kontrollin dhe goditi goditi një shtyllë ndriçimi. U nda në dysh: metali, gomat dhe madje edhe motori doli nga makina. Brenda rrënojave të Audit, u gjet një çekiç për thyerjen e xhamit dhe mjete për vjedhje.
Rindërtimi i policisë: Nuk kishte kontakt midis dy makinave
Dy të rinjtë po i iknin makinës së policisë, e cila e kishte ndaluar Audin në një semafor të kuq në Via Tolmino. Makina ishte e shtrenjtë, dhe dy shoferët ishin shumë të rinj. Oficerët urdhëruan kontroll, por kur semafori u bë jeshil, 19-vjeçari u largua me shpejtësi. Pasoi një ndjekje, me Audin që po udhëtonte me shpejtësi të madhe, ku më pas humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Makina e patrullës, e cila e kishte humbur nga sytë Audin për një pjesë të rrugës, mbërriti menjëherë pas aksidentit.
Hetimi është ende në hapat e parë dhe është shumë herët për të thënë se ku po shkonin dy djemtë ose çfarë kishin ndërmend të bënin. Gjithashtu, është e paqartë se kush e vodhi makinën, ka të ngjarë që të mos kenë qenë dy të rinjtë shqiptarë që e kanë vjedhur automjetin, por dikush tjetër.
Valjero Maksuti 18 vjeç mbeti viktimë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bologna të Italisë teksa ishte pasagjer në një makinë tip “Audi” të drejtuar nga shoku i tij, 19-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije për mediat, i cili ka mbetur i plagosur dhe tashmë është arrestuar nga autoritetet.
Prej disa vitesh dy të rinjtë ishin në Bolonjë, të dy të ardhur nga Shqipëria pa familjet përkatëse.
Dy djemtë po udhëtonin me një Audi, e cila rezultoi e vjedhur prej disa ditësh dhe që u përplas me një shtyllë në rrugën via Murri pas një arratisjeje nga një kontroll policie. Ata kishin mbërritur fillimisht në Itali dhe më pas në qytet si të mitur të huaj të pashoqëruar (aktualisht në Bolonjë ka rreth 40 të tillë me origjinë shqiptare), duke hyrë kështu në komunitetet për të mitur. Më pas, sapo mbushën moshën madhore, dolën nga këto struktura, duke ndjekur rrugë të ndryshme.
Përplasja me makinën gjatë ndjekjes së policisë
Valjero Maksuti, 18-vjeçari pasagjer i makinës që humbi jetën menjëherë pas goditjes me një shtyllë elektrike në kryqëzimin me rrugën via dei Lamponi, sapo kishte mbushur moshën dhe kishte vendosur të largohej nga qendra e akomodimit. Në momentin e aksidentit nuk ishte pjesë e asnjë komuniteti.
Sapo u mësua lajmi, shumë miq dhe disa të afërm e kujtuan, veçanërisht në rrjete sociale, me mesazhe e foto nga momentet e kaluara së bashku. “Pusho në paqe Lali”, siç e thërrisnin shokët, “nuk do të harrohemi kurrë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona”. Lajmi mbërriti deri në shtypin shqiptar dhe kështu edhe shumë të njohur në vend i lanë një përshëndetje të fundit virtuale. Disa, siç i shkruanin pranë një pëllumbi të bardhë, e do ta mbanin në zemër “sepse jemi rritur bashkë”.
Viktima e aksidentit: Valjero Maksuti dhe precedentët
Nga hetimet e kryera, 18-vjeçari, që ndodhej rregullisht në territorin italian, njësoj si edhe 19-vjeçari që ishte në timon, kishte vetëm një precedent: ishte denoncuar nga Squadra mobile e Bolonjës për vjedhjen e një monopatini dhe rezistencë ndaj një punonjësi publik; një ngjarje kjo që daton nga viti i kaluar.
Ndërkohë, 19-vjeçari që drejtonte makinën, pa patentë, deri në atë moment rezultonte pa asnjë precedent penal. Tani ai është arrestuar për vrasje rrugore dhe denoncuar për rezistencë ndaj një punonjësi publik dhe përvetësim të automjetit të vjedhur.
Edhe ai, sa kohë ishte i mitur, kishte qenë pjesë e një komuniteti për të mitur, e më pas, që nga prilli 2025, ishte transferuar në një strukturë të sistemit kombëtar të pritjes Sai ordinario të Bolonjës për të rritur. Aty, me kërkesë personale, i ishin vënë në dispozicion një asistent social, një operator ligjor, mbështetje për dokumentacionin dhe një tutor pune për t’i ardhur në ndihmë në kërkimin e një punësimi.
19-vjeçari dhe rruga e tij në komunitet
Për 19-vjeçarin, pra, procesi i akomodimit ishte ende në vazhdim dhe, sipas të dhënave të deritanishme, pa ndonjë problematikë të veçantë: në strukturat për të rritur nuk ka kontrolle apo survejime specifike, por monitorohet hyrja dhe dalja; në rastin e tij nuk ishin konstatuar anomali.
Prej disa kohësh, ai kishte gjetur edhe një punë në shërbimet e restoracionit sanitar. Në makinën e vjedhur me të cilën po udhëtonin dhe nga e cila u arratisën pas kontrollit të policisë, u gjetën një grusht hekuri, një çekiç thyes xhamash dhe mjete për hapje me forcë. Për këtë arsye, u krye edhe një kontroll në komunitetin ku banonte 19-vjeçari i plagosur dhe i arrestuar, por aty nuk u gjet asgjë e rëndësishme./Corriere della Sera
Komente
