Aksidenti i një dite më parë në Librazhd, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, anëtarë nga e njëjta familje, duket se shkaktar i kësaj tragjedie ka qenë rënia e gurëve në rrugë. Aksi Elbasan-Librazhd është problematik për rënien e gurëve në rrugë sidomos në ditët kur ka reshje shiu, duke u kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve, dhe rasti i tillë ishte edhe dita e djeshme që u mori jetën 3 personave. Kur ndodhi aksidenti pamje nga vendi i ngjarjes treguan edhe prezencën e gurëve të mëdhenj në rrugë dhe pikërisht manovrat e gabuara që mund të kenë kryer mjetet për t'i shpëtuar gurëve ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik, ku mjeti tip "Benz" është përplasur me një mjet tip "Ford' dhe më pas ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Për shkak të rënies së gurëve edhe barrierat mbrojtëse të rrugës janë dëmtuar, megjithatë pritet që fjalën e fundit ta thotë ekspertizat dhe hetimet të kryera në vendin e ngjarjes.
Ditën e djeshme, 3 persona humbën jetën dhe 2 mbetën të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë, anëtarë të një familje nga Kukësi. brenda mjetit tip "Benz" ku udhëtonin 5 anëtarët e familjes, u përplas me një mjet tjetër tip "Ford" duke përfunduar në lumin Shkumbin.
Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEAS kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e tre trupave të pajetë nga automjeti tip "Benz". Viktimë e aksidentit mbetën Elmi Keqa 53 vjeç, Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç, ndërsa Elisiado Keqa, 10 vjeç dhe Ambra Mhilli, 20 vjeçe kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ata ishin nisur nga Kukësi për të festuar ditëlindjen e njërit prej anëtarëve të familjes drejt Korçës, por udhëtimi i tyre u pre në mes nga aksident tragjik. Të tjerë familjarë të tyre udhëtonin në një tjetër automjet, pas tyre, që fatmirësisht nuk u përfshinë në aksident.
Koncesionari fle gjume qeveria po ashtu populli vdes rrugeve vetem kullat ne tirane te ngrihen te tjerat ska gje litri naftes 2000 leke vk ktij vendi
PërgjigjuCudi te kete ndodhur. Se e mirembajne mire keta te qeverise.
Përgjigju